Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdogan: Nga Nigeria presim bashkëpunim në luftën kundër FETO-s

Presidenti Erdogan në Kompleksin Presidencial në Ankara priti në takim homologun e tij nga Nigeria, Muhammadu Buhari.

Erdogan: Nga Nigeria presim bashkëpunim në luftën kundër FETO-s

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se nga Nigeria presin bashkëpunim në luftën kundër organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY).

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të organizuar në Kompleksin Presidencial pas takimit me Presidentin e Nigerisë, Muahammadu Buhari, Presidenti Erdoan tha: “Dua të them se për ne Boko Haram, FETO ose DAESH nuk kanë dallim nga njëra-tjetra. Pa dallim emrin, ideologjinë, qëllimin këto janë organizata terroriste të cilat ushqehen me gjakun e njerëzve të pafajshëm”.

Duke e bërë të ditur se Nigeria me potencialin e madh që ka është një aktor global, Presidenti Erdoan tha se gjatë takimit me presidentin mysafir kanë shkëmbyer mendime në lidhje me çështjet e ndryshme me në krye ato të mbrojtjes dhe arsimit.

“Sipërmarrësit turq janë të gatshëm të marrin përsipër detyra në zhvillimin e Nigerisë”, deklaroi Erdoan dhe shtoi se Nigeria me 182 milionë banorë është njëra prej qendrave më të rëndësishme të fuqisë, ndërsa bëri të ditur që Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) planifikon të hapë një zyrë të koordinimit në Nigeri.



Lajme të ngjashme