Erdogan: Mbyllja e hapësirës tonë ajrore bllokon KRG-në, nga Erbili nuk mund të fluturohet asgjëkund

(AA) Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se hapësira ajrore e Turqisë drejt veriut të Irakut është mbyllur dhe se nga Erbili nuk do të ketë fluturim drejt asnjë vendi.

Erdogan: Mbyllja e hapësirës tonë ajrore bllokon KRG-në, nga Erbili nuk mund të fluturohet asgjëkund

(AA) Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një fjalim të mbajtur në takimin e 40 të krerëve lokalë në rezidencën presidenciale në Ankara deklaroi se hapësira ajrore e Turqisë drejt veriut të Irakut është mbyllur dhe se nga Erbili nuk do të ketë fluturim drejt asnjë vendi.

Në lidhje me situatën në Administratën rajonale kurde të Irakut (KRG) pasi ka parashtruar pyetjen se "Përse Turqia sot i mbyll pikat kufitare dhe hapësirën ajrore veriut të Irakut ndërkohë që e ka ndihmuar dhe e ka vërejtur me butësi?", Erdoğan tha se "Përgjigjen e kësaj pyetjeje fillimisht duhet ta japë KRG-ja. Sepse këtë çështje ata e kanë sjellë në këtë pikë dhe jo ne".

Ai tha se do të përgjigjen para historisë ata që vepruan me një nxitim që ka aromën e një histerie dhe oportunizmi duke mos marrë parasysh strukturën e rajonit që përbëhet nga identitete të ndryshme.

"Ngrihen e thonë se ‘Kirkuku është i yni‘. Me çfarë të drejte thonë ‘Kirkuku është i yni‘. A keni ndonjë histori në Kirkuk? Çfarë pune keni në Kirkuk. Uluni e qëndroni në rajonin ku është Administrata rajonale kurde e Irakut. E dini se kush ka të drejtën e tij në atë rajon. Fatkeqësisht këta njerëz atje tentuan t'i edukojnë me tirani. Për këtë arsye qeveria rajonale është përgjegjëse për çdo gjakderdhje në Irak".



Lajme të ngjashme