Turqia dënon shpërfilljen ndaj veprimtarive të terroristëve të PKK-së në Evropë

Turqia dënoi shpërfilljen ndaj protestave të pjesëtarëve të organizatës separatiste terroriste PKK që kanë filluar dje në mbrëmje në Evropë.

Turqia dënon shpërfilljen ndaj veprimtarive të terroristëve të PKK-së në Evropë

Turqia dënoi shpërfilljen ndaj protestave të pjesëtarëve të organizatës separatiste terroriste PKK që kanë filluar dje në mbrëmje në Evropë.

Ambasadorët e këtyre vendeve në Ankara do të thirren në Ministrinë e Jashtme dhe do tu shpjegohet shqetësimi që ndjen Turqia nga këto protesta.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë, dënohet fuqishëm shpërfillja ndaj protestave të njëkohshme dhe provokuese të pjesëtarëve të PKK-së në qytete të ndryshme të Evropës.

“Në protestat që kanë arritur deri në pushtimin e ndërtesave publike në disa vende të Unionit, është skandaloze që është lejuar bërja e propagandës dhe valëvitja e simboleve të organizatës, ndërkohë që PKK-ja është e përfshirë në listën e organizatave terroriste. Dhe është skandaloze gjithashtu që PKK-ja tregon se sa shumë po përforcohet në Evropë dita ditës pavarësisht të gjitha paralajmërimeve tona. Fakti se protestat në fjalë janë zhvilluar në mënyrë të njëkohshme tregon se kjo vjen si rrjedhojë e tolerancës së organizimit të PKK-së në Evropë. Me këtë rast  i rikujtojmë bashkëbiseduesve tanë që të marrin masat e duhura kundër organizatës terroriste PKK dhe kjo përbën një rëndësi jetësore jo vetëm për sigurinë e Turqisë por edhe për sigurinë e këtyre vendeve” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së jashtme.

Në deklaratë shkruhet gjithashtu: “Ambasadorët e vendeve ku janë zhvilluar protestat në fjalë do të thirren në Ministrinë e Jashtme dhe do tu shpjegohet shqetësimi që ndjen Turqia nga këto protesta”.



Lajme të ngjashme