Delegacioni i ShBA-së nesër fillon me takime zytare në Turqi për krizën e vizave

Pas pezullimit reciprok të vizave mes Turqisë dhe ShBA-së nesër në Ankara do të takohen delegacionet diplomatike të të dyja vendeve për të tejkaluar problemin në fjalë.

Delegacioni i ShBA-së nesër fillon me takime zytare në Turqi për krizën e vizave

Një delegacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të zhvilloj një vizitë në Ankara për të biseduar në lidhje me krizën e vizave mes dy vendeve.

Pas pezullimit reciprok të vizave mes Turqisë dhe ShBA-së nesër në Ankara do të takohen delegacionet diplomatike të të dyja vendeve për të tejkaluar problemin në fjalë.

Sipas burimeve diplomatike, delegacioni amerikan i kryesuar nga zëvendësnënsekretari i Departamentit të Shtetit Përgjegjës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Jonathan Cohen, do të jetë sot në Ankara.

Mes delegacionit amerikan dhe atij turk, të kryesuar nga zëvendëssekretari i Ministrisë së Jashtme, Ahmet Muhtar Gün, planifikohet të bisedohet për tejkalimin e problemit të vizave.

Pezullimin e procedurave të vizave erdhi pas arrestimit të punonjësit të Konsullatës Amerikane në Stamboll, Metin Topuz, i dyshuar për lidhje me organizatën terroriste gyleniste dhe i cili u ndalua më 25 shtator nën akuzat "përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues", "spiunazh" dhe "përpjekje për ta përmbysur qeverinë e Turqisë".

Pas arrestimit të të dyshuarit Topuz më 25 shtator, pasoi reagimi i SHBA-ve. Në përgjigje të këtij reagimi, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi se "I privuari nga liria nuk është në listën zyrtare të stafit të konsullatës amerikane dhe se nuk ka asnjë imunitet diplomatik apo konsullor".

Me deklaratën e ShBA-së se është pezulluar procesi i lëshimit të vizave jomigratore në të gjitha misionet diplomatike të saj në Turqi, ambasada e Turqisë në Uashington deklaroi se kanë marrë masë të njëjtë në të gjitha misionet turke në ShBA.

 


Lajme të ngjashme