Presidenti Erdogan viziton Poloninë të martën, në plan nënshkrimi i disa marrëveshjeve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të realizojë të martën e 17 tetorit një vizitë zyrtare në Poloni, në përgjigje të ftesës së homologut nga ky vend, Andrzej Duda...

Presidenti Erdogan viziton Poloninë të martën, në plan nënshkrimi i disa marrëveshjeve
Marrëdhëniet Turqi-Poloni, histori miqësie 600-vjeçare
Marrëdhëniet Turqi-Poloni, histori miqësie 600-vjeçare

Marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Polonisë janë një histori miqësie 6-shekullore, që buron nga Mbretëria Polake dhe Perandoria Osmane e shtrihet deri në Republikën e Turqisë dhe Republikën e Polonisë. Përgjatë marrëdhënieve historike të gjata, kultura osmane është pasqyruar jo vetëm në Poloni, por nëpërmjet saj edhe në Evropë. Kjo e kaluar historike ushqen miqësinë ndërmjet dy vendeve dhe simpatinë e ndërsjellë mes dy popujve. Në metronë e Varshavës u bë përurimi i tablosë me çini të Iznikut.

Siç bën të ditur Zyra për Shtyp e Presidencës turke, kreu i shtetit turk do të ketë bisedime kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve me Presidentin polak, Duda, si dhe do të takohet me Kryeministren Beata Szydlo dhe kryetarët e dy dhomave të Parlamentit të Polonisë.

Me rastin e vizitës, parashikohet gjithashtu nënshkrimi i disa marrëveshjeve në fusha të ndryshme.

“Turqia i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të gjithanshëm të bashkëpunimit me Poloninë aleate, vend me të cilin ka marrëdhënie miqësore historike prej më shumë se 6 shekujsh dhe në vitin 2009 i ka ngritur këto marrëdhënie në shkallën e partneritetit strategjik. Kjo vizitë do të shërbejë për të avancuar më tej marrëdhëniet dypalëshe për të mirën e të gjithë rajonit”, theksohen në komunikatën e Presidencës së Republikës së Turqisë.



Lajme të ngjashme