Ismail Kahraman në Rusi për takimin e Unionit Ndërparlamentar

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman, po qëndron në qytetin Shën-Petërburg të Rusisë për të marrë pjesë në takimin e Unionit Ndërparlamentar (IPU)...

Ismail Kahraman në Rusi për takimin e Unionit Ndërparlamentar

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman, po qëndron në qytetin Shën-Petërburg të Rusisë për të marrë pjesë në takimin e Unionit Ndërparlamentar (IPU).

Takimi i parë i Kahramanit dhe delegacionit turk ishte ai me kryeparlamentarët e Asamblesë Parlamentare të Vendeve Turqishtfolëse.

Në këtë mbledhje u diskutuan agjenda dhe programi i Asamblesë 7. të Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Vendeve Turkofone, planifikuar të mbahet gjatë muajit dhjetor në Kirgizi.

Të pranishëm në takim ishin gjithashtu nënkryetarët e grupeve parlamentare të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partisë Popullore Republikane (CHP) dhe Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP).

“Republika e Turqisë u ka kushtuar përherë rëndësi të madhe marrëdhënieve dypalëshe me partnerët e saj aziatikë, me të cilët ka raporte miqësore historike dhe lidhje kulturore, ekonomike e politike”, tha Ismail Kahraman duke iu drejtuar anëtarëve të Asamblesë Parlamentare Aziatike (APA), për herë të parë në cilësinë e kryesuesit të radhës.

Duke u shprehur entuziast dhe i lumtur për mikpritjen e Asamblesë 10. të Përgjithshme të APA-s në Stamboll, në datat 20-25 nëntor 2017, kryeparlamentari turk ftoi të gjithë pjesëmarrësit dhe anëtarët e Grupit të Azipaqësorit që të mos mungojnë në këtë takim.

Ditën e diel (15 tetor 2017), Ismail Kahraman do t’u drejtohet me një fjalim pjesëmarrësve në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Ndërparlamentar.



Lajme të ngjashme