Rritet interesi për turqishten në Sudan, 3 mijë aplikime për mësimin e gjuhës

3 mijë sudanezë kanë aplikuar për kurset e turqishtes të hapura nga ana e Institutit Junus Emre në Qendrën e Kulturës në Hartum.

Drejtori i Qendrës Kulturore në Hartum e Institutit Junus Emre, Fejzullah Bahçi (Feyzullah Bahçi) tha se kanë vetëm një vit që zhvillojnë aktivitete në këtë vend por interesi me të cilin janë përballë është shumë i madh.

Ai tha se që nga muaji nëntor i vitit 2016 e deri më sot janë përfshirë 900 nxënës.

“Turqishtja është kthyer në një gjuhë që gjen interes të madh tek sudanezët. Tek ne vijnë kërkesa të shumta. Për shembull mësimi i gjuhës turke kërkohet nga institucionet zyrtare, universitet dhe populli. Pavarësisht se nuk kemi bërë asnjë reklamë, për mësimin e gjuhës turke kanë aplikuar rreth 3 mijë vetë” tha Bahçi.

Ai tha se në kurs do të vazhdojnë punimet e 6 mësimdhënës dhe me vitin e ri të arsimit do tu mësojnë turqisht edhe 520 personave të tjerë.

Ai tha gjithashtu se në kuadër të projektit të turkologjisë kanë kontaktuar me disa universitete.

Lajme të ngjashme