Turqi - Vazhdojnë reagimet ndaj vendimit të ShBA-së për pezullimin e vizave

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmus në lidhje me çështjen tha se "E kam shumë të vështirë ta kuptoj se pse është hedhur një hap i tillë i pakuptimtë".

Turqi - Vazhdojnë reagimet ndaj vendimit të ShBA-së për pezullimin e vizave

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) bëri të ditur se nga kjo mund të kuptohet se ata janë të shqetësuar nga iniciativat e Turqisë, posaçërisht për gjetjen e zgjidhjes problemit të Sirisë.

Në një fjalim mbajtur në qytetin Mallatja (Malatya) të Turqisë, ministri Kurtullmush tha: “Para së gjithash ne prej vitit 1952 e këtej kemi një aleancë shumë të thellë në kuadër të NATO-s. Gjithashtu e kam shumë vështirë ta kuptoj se pse është hedhur një hap i tillë, i pakuptimtë që nënkupton ndëshkimin e 80 milionë banorëve të Turqisë”.

Duke e bërë të ditur se nga kjo kuptohet shqetësimi që ndjejnë nga ndërmarrja e iniciativave të reja për zgjidhjen e problemit të Sirisë pas procesit të Astanës, ministri Kurtullmush vijoi me këto fjalë: “Turqia përballë atyre që do të bëhet kundër saj do të hedh hapat e nevojshme sipas reciprocitetit. Mirëpo qëllimi ynë është që këtë proces ta kalojmë me shkathtësi dhe qetësi, duke bërë që udhëheqja e ShBA-së të heq dorë sa më parë nga ky zbatim i gabuar i zyrtarëve të Departamentit të Shtetit dhe që marrëdhëniet tona të kthehen në nivelin e mëparshëm pa u dëmtuar nga kjo situatë”.

 


Lajme të ngjashme