Vazhdon kriza e vizave Turqi-ShBA

Mësohet se është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme nënsekretari i Ambasadës amerikane në Ankara, Philip Kosnett, të cilit i është përcjellë pritshmëria për të hequr dorë nga vendimi i pezullimit të vizave.

Vazhdon kriza e vizave Turqi-ShBA

Vazhdon kriza e vizave ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Mësohet se nënsekretari i Ambasadës amerikane në Ankara, Philip Kosnett është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Njoftohet se Philip Kosnett-it i është përcjellë pritshmëria për kthimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) nga vendimi për pezullimin e shërbimeve konsullore për dhënien e vizave.

Pas vendimit të ShBA-së për pezullimin e dhënies së vizave për shtetasit turq edhe nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Ymit Jallçën (Ümit Yalçın) kishte realizuar të dielën pasdite një bisedë telefonike me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara, John Bass.

Më herët Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin deklaruar se i kishin pezulluar shërbimet e dhënies së vizave jo-migratore në të gjitha misionet diplomatike amerikane në Turqi me qëllim minimizimin e numrit të vizitorëve që shkojnë në ambasadë dhe konsullata për të marrë viza.

Si raprezalje ndaj këtij vendimi të Uashingtonit, edhe Turqia kishte njoftuar se kishte pezulluar procedurat e vizave për shtetasit amerikanë.

 


Lajme të ngjashme