Presidenti Erdoan për krizën me Amerikën: Turqia është një shtet ligjor

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Teyyip Erdoğan) tha se kriza e vizave që përjetohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e trishtueshme.

Presidenti Erdoan për krizën me Amerikën: Turqia është një shtet ligjor
Erdogani vizitoi Kievin
Erdogani vizitoi Kievin

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Kiev u takua me homologun ukrainas, Petro Poroshenko. Një ndër çështjet kryesore që u trajtua në takime kishte të bënte me Tartarët e Krimesë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Teyyip Erdoğan) tha se kriza e vizave që përjetohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e trishtueshme.

Erdoan, që gjendet për një vizitë zyrtare në Ukrainë, doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetarin e shtetit të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Në lidhje me pezullimin e procesit të dhënieve të vizave ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Erdoan tha: “Ky vendim para së gjithash është i trishtueshëm. Pra është e trishtueshme që në Ankara, ambasadori (amerikan) të vejë në zbatim një vendim të tillë. Autoritetet tona të Ministrisë së Jashtme, sapo kanë dëgjuar këtë lajm, kanë kontaktuar menjëherë me bashkëbiseduesit e tyre për të ndërmarrë nismat e duhura”.

“Turqia është një shtet ligjor. Ne nuk jemi një shtet tribal (fis). Sipas tekstit të deklaruar prej tyre (Amerikës), duke u bazuar në thelbin e riprocitetit, edhe ambasadori ynë në Amerikë ka deklaruar menjëherë një tekst kundërpërgjigjeje sipas tekstit të tyre. Ky është procesi në fjalë” tha Presidenti Erdoan.



Lajme të ngjashme