FAT asgjësojnë 5 terroristë të PKK-së në operacionet e zhvilluara përgjatë kufirit me Irakun

Në operacionet ajrore të ndërmarra në zonën Zap në veri të Irakut  dhe në zonën rurale të nënprefekturës Jyksekova (Yüksekova) të Hakjarit (Hakkari) janë asgjësuar 5 terroristë.

FAT asgjësojnë 5 terroristë të PKK-së në operacionet e zhvilluara përgjatë kufirit me Irakun

Në operacionet ajrore të ndërmarra nga Forcat e Armatosura të Turqisë ndaj organizatës separatiste terroriste PKK në zonën Zap në veri të Irakut  dhe në zonën rurale të nënprefekturës Jyksekova (Yüksekova) të Hakjarit (Hakkari) janë asgjësuar 5 terroristë, të cilët ishin në përgatitje të sulmeve ndaj bazave përgjatë vijës kufitare.

Në anën tjetër me operacion ajror të ndërmarr me avionë të telekomanduar të armatosur është asgjësuar edhe një terrorist tjetër në zonën Ballkajallar (Balkayalar) të nënprefekturës Shemdinli (Şemdinli) të Hakjarit.

 

Bëhet e ditur se operacionet ndaj organizatës terroriste në këtë zonë vazhdojnë.

Ndërkohë Ministria e Brendshme publikoi edhe të dhënat në lidhje me operacionet e zhvilluara mes datave 2-9 tetor.

Sipas këtyre të dhënave në këto operacione janë asgjësuar 41 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK, ku 18 janë kapur të vrarë, 15 të gjallë dhe 8 janë dorëzuar pranë forcave të sigurisë.



Lajme të ngjashme