Komandantët e ushtrisë turke vizitojnë njësitë ushtarake në kufi me Sirinë

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm, Akar së bashku me Komandantin e Forcave Tokësore, Gyler dhe Komandantin e Forcave Ajrore, Kyçykakjyz zhvilluan një mbledhje ku morën pjesë edhe komandantët e njësive ushtarake në rajon.

Komandantët e ushtrisë turke vizitojnë njësitë ushtarake në kufi me Sirinë

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralarmate Hulusi Akar së bashku me Komandantin e Forcave Tokësore, gjeneralarmate Jashar Gyler (Yaşar Güler) dhe Komandantin e Forcave Ajrore, gjeneralarmate Hasan Kyçykakjyz (Hasan Küçükakyüz) kontrolluan dhe inspektuan njësitë ushtarake në provincën Rejhanllë (Reyhanlı) të rrethit Hataj (Hatay).

Sipas deklaratës së bërë në faqen zyrtare të Shtatmadhorisë, gjeneralarmate Akar shkoi në Hataj për të kontrolluar dhe inspektuar njësitë ushtarake që gjenden në rajon.

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm, Akar së bashku me Komandantin e Forcave Tokësore, Gyler dhe Komandantin e Forcave Ajrore, Kyçykakjyz zhvilluan një mbledhje ku morën pjesë edhe komandantët e njësive ushtarake në rajon.

Në mbledhje u vlerësuan zhvillimet e fundit dhe aktivitetet vazhdojnë të realizohen ashtu siç janë parashikuar.

Gjatë vizitës së punës në fjalë, gjeneralarmate Akar u shoqërua edhe nga kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT), Hakan Fidan.



Lajme të ngjashme