Çavushollu: Do të hyjmë në Idlib sipas vlerësimit të shërbimit informativ dhe ushtrisë sonë

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se qëllimi i kalimit në zonën jokonfliktuale në qytetin Idlib të Sirisë është pengimi plotësisht i përleshjeve dhe lehtësimi i procesit politik në këtë vend.

Çavushollu: Do të hyjmë në Idlib sipas vlerësimit të shërbimit informativ dhe ushtrisë sonë

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se qëllimi i kalimit në zonën jokonfliktuale në qytetin Idlib të Sirisë është pengimi plotësisht i përleshjeve dhe lehtësimi i procesit politik në këtë vend.

Çavushollu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në provincën Afyonkarahisar ku gjendet për takimin e 26-të Konsultativ dhe Vlerësues të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, AK.

Pyetjes “Si është gjendja e ushtarëve turq në Idlib. Kur do hyjmë në këtë qytet?”, Çavushollu iu përgjigj me fjalët: “Ne arritëm një konsensus në Astana. Ne duam të pengojmë konfliktin e armatosur në këto zona (jokonfliktuale). Sigurisht që në zona të caktuara do të ketë vëzhgues rusë dhe iranianë si dhe vëzhguesit tanë që do të jenë brenda Idlibit. Sigurisht që vëzhguesit tanë në Idlib do të jenë në vende të sigurta që të mos ketë rrezik”.

Ai tha se qëllimi është që “falë këtyre vëzhguesve të pengohen shkeljet e mundshme dhe nëse ka shkelje të përcaktohet se kush i ka bërë ato”.  

“Qëllimi ynë është pengimi tërësisht i përleshjeve dhe lehtësimi i procesit politik në këtë vend. Astana deri diku është një platformë për masat e rritjes së sigurisë dhe për ndalimin e përleshjeve por qëllimi ynë tani është të gjallërojmë procesin e Gjenevës. Edhe De Mistura (Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan De Mistura) përpiqet për këtë gjë. Edhe i japim mbështetje atij” tha ministri i jashtëm.

Pyetjes “A ka një kalendarë? A do të futemi në Idlib sipas ndarjes së informacioneve që do të vijnë nga Ushtria e Lirë Siriane?”, Ai iu përgjigj duke thënë: “Gjendjen në zonë, në terren do ta vlerësojnë së bashku shërbimin tonë informativ dhe ushtarët tanë. Hapat tona do të hidhen sipas kësaj”.



Lajme të ngjashme