Turqia përkrah procesin e pajtimit palestinez

MPJ e Turqisë vë theksin në progresin e arritur gjatë procesit për arritjen në unitet kombëtar mes palestinezëve

Turqia përkrah procesin e pajtimit palestinez

Ministria e Jashtme turke bëri të ditur se Turqia do të vazhdoj të përkrahë edhe në të ardhmen përpjekjet për arritje në zgjidhje sa më parë në procesin e pajtimit të brendshëm palestinez me qëllim të vendosjes së paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Lindjen e Mesme.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Jashtme u vë theksi në progresin e arritur gjatë procesit për arritjen në unitet kombëtar mes palestinezëve dhe se është pritur me kënaqësi mbledhja e Këshillit të Ministrave të qeverisë palestineze e mbajtur në këtë kuadër më 3 tetor.

Në komunikatë gjithashtu thuhet se Turqia i kushton rëndësi arritjes sa më parë në pajtim kombëtar mes palestinezëve për gjetjen e zgjidhjes së problemit me dy shtete.



Lajme të ngjashme