Erdogan: Turqia nuk do të lejojë korridor terrorist në kufirin e saj jugor

Në deklaratat që bëri në avion për gazetarët në kthim nga vizita në Iran, Presidenti Erdoan tha se vendosmëria e Turqisë për të mos lejuar krijimin e një korridori terrorist në kufirin jugor të saj vlen edhe për veriun e Irakut.

Erdogan: Turqia nuk do të lejojë korridor terrorist në kufirin e saj jugor

Presidenti Erdoan tha se ndërmjet Turqisë, Iranit dhe Irakut është krijuar një mekanizëm tresh për pjesën veriore të Irakut, duke sqaruar se vendimi për të mbyllur rubinetin e tubacionit të naftës do të merret bashkërisht nga të tre vendet”.

Erdoani e theksoi edhe një herë se referendumi për pavarësi i jashtëligjshëm që u mbajt më 25 shtator në administratën rajonale kurde të Irakut (KRG) nuk ka asnjë bazë legjitime.

“Dihet, është e sigurt që ky (referendumi i paligjshëm) nuk do të marrë as miratimin e Parlamentit Federal, gjë që e ka deklaruar zyrtarisht edhe qeveria qendrore e Irakut. Po ashtu edhe Gjykata Kushtetuese e Irakut e kishte pezulluar vendimin e KRG-së lidhur me referendumin dhe kishte marrë vendim në drejtim të ndalimit të procesit”, shtoi ai.

Lideri i administratës rajonale kurde të Irakut, Mesut Barzani nuk ka rrugëdalje tjetër përveçse të heqë dorë nga ky hap që ka hedhur, u tha Erdoan gazetarëve, ndërsa shtoi: “Kësaj pune duhet ti japë fund vet ai, nuk ka rrugëzgjidhje tjetër. Në rast të kundërt, ne do të detyrohemi të marrim masat tona sipas një kalendari të caktuar”.

“Çfarë kemi thënë edhe më parë? Nuk do të lejojmë krijimin e një korridori terrorist në kufirin tonë jugor. Pjesa e parë e kësaj, ishte veriu i Sirisë... Këtë çështje e kam biseduar hapur edhe me Trumpin (me Presidentin Donald Trump gjatë vizitës që bëra muajin me kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Ne do të ndërhyjmë patjetër nëse do të ketë një zhvillim të tillë në jug të vendit. Për momentin e njëjta gjë vlen edhe për veriun e Irakut”, shtoi Erdoan.

 


Lajme të ngjashme