Erdoan ngushëllon familjet e fëmijëve që humbën jetën në zjarrvënien e qëllimshme në Francë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i përcolli ngushëllimet familjes së Senem Ertuç, që ishte një nga fëmijët që humbën jetën në zjarrin në Francë.

Sipas informacioneve të marra nga presidenca, Presidenti Erdoan i telefonoi mbrëmë babait të Senemit, Ismail Ertuç.

Erdoan kërkoi rahmet nga Allahu për Senemin, e ngushëlloi familjen dhe shprehu dëshirën për shërim të shpejtë për të plagosurit në zjarr.

Ndërkaq bëhet e ditur se Presidenti Erdoan i telefonoi dje familjes së 2 fëmijëve të tjetre që humbën jetën në zjarrvënie në qytetin Hulhouse të Francës, Damla dhe Emir Aksu dhe i shprehu atyre ngushëllimet për humbjet e dhimbshme.

Si pasojë e zjarrit të ditës së diel në lagjen Bourtzwiller të qytetit Mulhouse humbën jetën 5 persona, 3 prej të cilëve ishin turq.

Në zjarrin që u deklarua se ishte i qëllimshëm u plagosën edhe 8 persona të tjerë, ndër të cilët 3 janë në gjendje të rëndë.

Lajme të ngjashme