Ushtria turke bëri një operacion ajror kundër kampeve të PKK-së

Shtatmadhoria turke njofton se avionë të Forcave të Armatosura Turke (TSK) kanë kryer një operacion ajror kundër kampeve të organizatës separatiste terroriste PKK në zonën Gara në veri të Irakut.

Ushtria turke bëri një operacion ajror kundër kampeve të PKK-së

Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë kryer një operacion ajror kundër kampeve të organizatës separatiste terroriste PKK në zonën Gara në veri të Irakut.

Gjatë këtij operacioni janë shkatërruar pozicione zjarri, strehime dhe depo armatimi dhe municioni, që sipas përcaktimeve të bëra përdoreshin nga organizata terroriste.

Sipas informimit të Shtabit të Përgjithshëm TSK-ja vazhdon të marrë në shënjestër kampet që përdoren nga anëtarët e organizatës separatiste terroriste në veri të Irakut.

Avionë të Komandës së Forcave Ajrore të martën realizuan një operacion ajror kundër kampeve të PKK-së në zonë malore Gara.

Avionët reaktivë asgjësuan pozicione zjarri, vendstrehime, depo armatimi dhe municioni që përdoreshin nga terroristët në përgatitje për të kryer sulm në territorin turk.

 


Lajme të ngjashme