Turqi – 4 ushtarë bien dëshmorë në një sulm terrorist të PKK-së

Në qytezën Jyksekova (Yüksekova) të Hakarit 4 ushtarë kanë rënë në krye të detyrës dhe 4 të tjerë janë plagosur në sulmin e terroristëve anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK gjatë kalimit të automjetit ushtarak.

Turqi – 4 ushtarë bien dëshmorë në një sulm terrorist të PKK-së

Eksplozivi i kurthuar në një rrugë të lagjes Esendere të qytezës Jyksekova nga terroristët anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK është aktivizuar në momentin e kalimit të automjetit ushtarak.

Ushtarët e plagosur nga shpërthimi u dërguan në spital, kurse në zonë filloi operacioni për kapjen e terroristëve që kanë kryer sulmin.

 


Lajme të ngjashme