MPJ turke: Respektimi i integritetit territorial të Spanjës është fondamental

“Zhvillimet po i ndjekim me vëmendje dhe nga afër. Vlerësojmë si fondamentale respektimin e integritetit territorial të Spanjës”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Huseyin Muftuoglu...

MPJ turke: Respektimi i integritetit territorial të Spanjës është fondamental

Turqia njoftoi të hënën vonë se vlerëson si fondamentale respektimin e integritetit territorial të Spanjës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Huseyin Muftuoglu, iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me nismën e qeverisë autonome të Katalonjës për referendumin 1 tetorit, që ishte shpallur i jashtëligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës, gjatë një konference për shtyp në Ankara.

“Zhvillimet po i ndjekim me vëmendje dhe nga afër. Vlerësojmë si fondamentale respektimin e integritetit territorial të Spanjës. Në këtë proces, e rëndësishme është që të respektohet legjislacioni spanjoll dhe të evitohen aktet e dhunshme. Besojmë fuqishëm që Spanja, vend me të cilin kemi historikisht miqësi të ngushtë dhe marrëdhënie aleate, do t’i kapërcejë kësisoj sfidash dhe do të ndërtojë më së miri klimën e dialogut kombëtar me një qasje demokratike”, deklaroi zëdhënësi Muftuoglu.

Autoritetet e qeverisë autonome katalonase bënë me dije të hënën se 844 persona janë plagosur dhe 3 të tjerë janë ndaluar nga policia dhe xhandarmëria gjatë ndërhyrjeve të tyre ndaj qendrave të votimit dhe mbështetësve të pavarësisë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Spanjës njoftoi po ashtu të hënën se 92 qendra votimi janë mbyllur dhe 3 persona janë ndaluar gjatë ndërhyrjes së forcave të sigurisë në lidhje me referendumin e jashtëligjshëm në Katalonjë, ndërkohë që janë plagosur 9 oficerë të policisë kombëtare dhe 3 të xhandarmërisë.



Lajme të ngjashme