Çavusoglu bën thirrje për anulimin e referendumit jokushtetues

Ministri i Jashtëm, Mevyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), rikujtoi edhe njëherë qëndrimin e Turqisë në lidhje me referendumin e jashtëligjshëm të administratës rajonale kurde të Irakut.

Çavusoglu bën thirrje për anulimin e referendumit jokushtetues

Ministri i Jashtëm, Mevyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), rikujtoi edhe njëherë qëndrimin e Turqisë në lidhje me referendumin e jashtëligjshëm të administratës rajonale kurde të Irakut.

Ministri Çavushollu i bëri thirrje udhëheqjes së Erbilit për të “anuluar referendumin jokushtetues”.

 

Shefi i diplomacisë turke tha se hapat që do të hidhen pas kësaj do të koordinohen me kërkesat e udhëheqjes së Bagdadit.

Ministri Çavushollu i ftuar në panelin editorial të Agjencisë së Lajmeve Anadolli (AA) iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rendin e ditës.

“Krahas thirrjeve të bëra nga Turqia dhe mbarë bota për të anuluar ose për ta shtyrë mbajtjen e referendumit në fjalë, ky referendum i jashtëligjshëm u mbajt”, deklaroi Çavushollu, ndërsa shtoi se ata e kanë paralajmëruar udhëheqjen e Barzanit për pasojat dhe rreziqet që do ti shkaktoj ky referendum Irakut dhe kurdëve.

“Ky referendum i jashtëligjshëm nuk është transparent dhe demokratik. Nuk është vëzhguar nga shoqëria ndërkombëtare, pra është jokushtetues dhe nuk ka vlerë ligjore. Ende nuk ka përfunduar çdo gjë. Administrata e Barzanit mund të hedh hapa në këtë drejtim. Me ndaljen e këtij procesi mund të normalizohen marrëdhëniet me Bagdadin, me ne dhe me të gjithë të tjerët”, deklaroi Çavushollu.

Duke e bërë të ditur se vendkalimet kufitare, qoftë me Iranin, qoftë me Turqinë nga ana tjetër kontrollohen nga administrata rajonale kurde e Irakut, ministri Çavushollu tha se kontrolli i këtyre vendkalimeve duhet të jetë tek udhëheqja e Bagdadit.

Ai rikujtoi se bashkëpunimi me administratën rajonale kurde çdo herë ka qenë e bazuar në themelet e tërësisë territoriale të Irakut, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne kemi patur kujdes për këtë çështje edhe gjatë periudhës kur marrëdhëniet tona me udhëheqjen e Bagdadit ishin të ftohta, posaçërisht gjatë periudhës së Malikit. Prandaj, në qoftë se heqin dorë nga ky gabim natyrisht se do të vazhdojmë marrëdhëniet tona ashtu si çdoherë. Do të veprojmë ashtu si në të kaluarën dhe do të jemi pranë tyre në ditët e vështira”.

Çavushollu gjithashtu tha se njëra prej arsyeve të kalimit të organizatës terroriste PKK në zonën e Sinxharit është dobësimi i administratës së Barzanit, ndërsa shpjegoi se për të arritur këtë PKK-ja ka bashkëpunuar me disa parti politike dhe se njëra prej partive në fjalë është ajo e Talabanit.

Ministri i Jashtëm bëri të ditur se është e domosdoshme që Afrini të spastrohet nga YPG-ja që është fraksion i PKK-së në Siri.

“Ne nuk lejojmë formimin e një kantoni të terrorist në Siri. Formimi i një korridori terrorist matanë kufirit tonë paraqet rrezik për ne”, vlerësoi ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu.



Lajme të ngjashme