Jëlldërëm: KRG është përgjegjëse për ato që do të përjetohen në rajon

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Administrata Rajonale Kurde e Irakut (KRG), duke mbajtur referendumin e jashtëligjshëm për pavarësi më 25 shtator, do të jetë përgjegjëse për anët negative që do të përjetohen në rajon.

Kryeministri Jëlldërëm mbajti një fjalim në Kongresin e 4-t të Zakonshëm të Izmitit të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).

Ai ndaloi edhe tek struktura etnike e rajonit dhe tha: “Atje nuk jetojnë vetëm vëllezërit tanë kurdë, atje jetojnë edhe shumë grupe të tjera etnike. Administrata Rajonale Kurde e Irakut që nuk mori mendimin e këtyre (grupeve etnike) me inat dhe insistim, për një interes politik luajti me zjarrin dhe është përgjegjësja e vetme për ato që do të ndodhin këtej e tutje”.  

Ai theksoi se një ndryshim statusi dhe krijimi i një shteti artificial të mundshëm në kufijtë jugor është çështje e sigurisë kombëtare të Turqisë.

“Kur është fjala për sigurinë kombëtare Turqia nuk do të hezitojë kurrë për të përdorur të gjitha të drejtat që burojnë nga marrëveshjet dypalëshe dhe ndërkombëtare. Në këtë aspekt, këtej e tutje të gjitha marrëdhëniet do ti drejtohen qeverisë qendrore të Irakut pra Bagdadit. Irani, Iraku dhe ne (Turqia) punojmë me koordinim për të bërë të dështojnë lojërat që luhen në rajon” tha Kryeministri Jëlldërëm.   

Lajme të ngjashme