Hyn në ditën e 12-të stërvitja e përbashkët ushtarake në kufirin Turqi-Irak

Vazhdon stërvitja ushtarake që kanë nisur Forcat e Armatosura Turke (TSK) më 18 shtator afër pikës së kalimit kufitar Habur, në qytezën Silopi të Shërnakut.

817045
Hyn në ditën e 12-të stërvitja e përbashkët ushtarake në kufirin Turqi-Irak

Stërvitja zhvillohet në hapësirën përballë sheshit të parkingut të maunave, rreth 3 km larg Pikës së Kalimit Kufitar Habur në pikën zero të kufirit me Irakun. Sot stërvitja ka hyrë në ditën e 12-të.

Në datën 26 shtator stërvitja kaloi në fazën e tretë të saj. Në qendrën e shtabit provizor është bërë mirëmbajtja e tankeve, që për ditë të tëra janë duke zhvilluar manovra të ndryshme në terren. Tankistët janë trajnuar edhe mbi manovrueshmërinë.

Është parë që në këto trajnime dhe punime të mirëmbajtjes kanë marrë pjesë edhe ushtarakët irakianë.

Shtatmadhoria turke kishte njoftuar përmes një komunikate se faza e tretë e stërvitjes do të realizohej në mënyrë të përbashkët me pjesëmarrjen edhe të reparteve dhe njësive të Forcave të Armatosura të Irakut.



Lajme të ngjashme