Suleyman Soylu: Niveli i anëtarësimit në PKK më i ulët në 30 vitet e fundit

“Gjatë vitit të fundit kemi ndërmarrë afërsisht 68 mijë e 464 operacione kundër organizatave të ndryshme terroriste", deklaroi ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu.

Suleyman Soylu: Niveli i anëtarësimit në PKK më i ulët në 30 vitet e fundit

Ministri i Brendshëm, Sylejman Sojllu (Süleyman Soylu) deklaroi se anëtarësimi në organizatën separatiste terroriste PKK është në nivelin më të ulët të 30 viteve të fundit.

Ministri Sojllu ishte mysafir i editorialit të agjencisë së lajmeve Anadolli (AA).

Duke e bërë të ditur se ulja serioze e nivelit të anëtarësimit në organizatën separatiste terroriste demoralizoi këtë organizatë, ministri Sojllu tha: “Gjatë vitit të fundit kemi ndërmarrë afërsisht 68 mijë e 464 operacione. 40 mijë prej tyre janë ndërmarr ndaj organizatës terroriste PKK, 25 mijë ndaj organizatës terroriste gyleniste FETO dhe 2 mijë ndaj organizatës terroriste DAESH”.

Sylejman Sojllu tha se numri i refugjatëve sirianë të strehuar në Turqi doli në 3 milionë e 200 mijë dhe vijoi duke thënë se “Sipas regjistrave tona rreth 330 mijë e 774 prej tyre ndodhen në kampe. Por, këta nuk vijnë vetëm nga Siria. Posaçërisht nga Iraku kemi rreth 250 mijë refugjatë, kemi edhe nga Afganistani, Irani, Pakistani, Somalia. Bëhet fjalë edhe për disa dallime mes vendeve. Në Turqi ndodhen afërsisht 4 milionë e gjysmë refugjatë”.



Lajme të ngjashme