Kryeministri Yildirim: Bashkëbiseduesi i Turqisë për të gjitha çështjet me Irakun do të jetë Bagdadi

“Referendumi i jashtëligjshëm për pavarësi i organizuar të hënën nga ana e administratës rajonale kurde të Irakut është i papranueshëm nga ana e Turqisë”, deklaroi Kryeministri Yildirim.

Kryeministri Yildirim: Bashkëbiseduesi i Turqisë për të gjitha çështjet me Irakun do të jetë Bagdadi

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) deklaroi se në të gjitha aktivitete ekonomike me Irakun do të bashkëpunojnë me qeverinë qendrore në Bagdad.

“Bashkëbiseduesi ynë në vendkalimet kufitare do të jetë Iraku, në aeroporte do të jetë Bagdadi dhe bashkëbiseduesi kryesor në të gjitha aktivitete ekonomike do të jetë qeveria qendrore e këtij vendi”, bëri të ditur Jëlldërëm.

Kryeministri foli në simpoziumin me temë “Fati, Paqja, Barazia dhe Vëllazëria Ndërkombëtare” të organizuar në Universitetin Hitit në Çorum të Turqisë.

“Referendumi i jashtëligjshëm për pavarësi i organizuar të hënën nga ana e administratës rajonale kurde të Irakut është i papranueshëm nga ana e Turqisë”, deklaroi Jëlldërëm, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Fatkeqësisht disa prej tyre me pasione personale filluan një aventurë në kurriz të errësimit të së ardhmes të qindra mijëra personave që jetojnë atje, të miliona njerëzve të pafajshëm. Pa marr parasysh se nga cili aspekt e shikoni këtë referendum, ai nuk do ti sjell qetësi, vëllazëri dhe paqe rajonit”.

 

“Bashkëbiseduesi ynë në vendkalimet kufitare do të jetë Iraku, në aeroporte do të jetë Bagdadi dhe bashkëbiseduesi kryesor në të gjitha aktivitete ekonomike do të jetë qeveria qendrore e këtij vendi”, shtoi Jëlldërëm.

Një deklaratë tjetër në lidhje me çështjen erdhi edhe prej Zëvendëskryeministrit Bekir Bozda (Bekir Bozdağ).

“Kemi vendosur që të gjitha marrëdhëniet tona me Irakun, përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me banorët në administratën rajonale kurde të Irakut, tash e tutje ti zhvillojmë nëpërmjet qeverisë qendrore. Prandaj, qeveria qendrore e Irakut do të jetë bashkëbiseduesi i Republikës së Turqisë për të gjitha çështjet, përfshirë edhe çështjet e vendkalimeve kufitare, të udhëtimit dhe të vizave”, deklaroi Zëvendëskryeministri Bekir Bozda.



Lajme të ngjashme