Jëlldërëm: Kemi hedhur hapa konkrete ndaj KRG-së

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se ndaj Administratës Rajonale Kurde të Irakut që mbajti referendumin e jashtëligjshëm ‘duke i dalë përballë tërë botës” janë hedhur hapa konkrete.

Jëlldërëm: Kemi hedhur hapa konkrete ndaj KRG-së

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se ndaj Administratës Rajonale Kurde të Irakut që mbajti referendumin e jashtëligjshëm ‘duke i dalë përballë tërë botës” janë hedhur hapa konkrete.

Pas pyetjeve të gazetarëve në rrethin Çorum, Jëlldërëm bëri të ditur se zhvilloi një bisedë telefonike me ndihmësin e parë të Presidentit të Iranit, Ishak Xhihangiri.

“Në bisedën me të nderuarin Xhigangiri biseduam në lidhje me rezultatet e referendumit në veri të Irakut dhe se çfarë mund të bëjmë si dy vende. Pamë se edhe Irani ndan të njëjtin mendim me ne. Ndryshimet e kufirit dhe shtetet e vogla artificiale që mundohen të krijojnë këtu janë zhvillime që kërcënojnë paqen e rajonit. Turqia dhe Irani, në këtë temë, do të vazhdojnë bashkëpunimin e afërt” tha Jëlldërëm.

Kryeministri turk dha edhe informacione në lidhje me hapat konkretë të hedhur nga Turqia kundër referendumit të jashtëligjshëm.

Përfaqësuesit të Ankarasë së KDP-së që kryesohet nga Mesut Barzani, Lideri i Administratës Rajonale Kurde të Irakut, iu kërkua që tani e tutje të mos vijë në Turqi.

Ai deklaroi që Turqia këtej e tutje, çdo lloj marrëdhënie ekonomike, tregtare, diplomatike me Irakun ta kryej nëpërmjet qeverisë qendrore.

“Këtu përfshihet edhe tregtia e naftës. Në kuadër të vendimit të marrë nga Kuvendi i Irakut, me marrjen e kontrollit të portave kufitare tokësore nga qeveria qendrore e Irakut, marrëdhëniet tregtare, ekonomike dhe diplomatike do të zbatohen së bashku me qeverinë qendrore. Ky është vendimi që morëm” tha Jëlldërëm.

Ai nënvizoi gjithashtu se autoritetet iraniane, irakiane dhe turke, me mbledhjet dyshe dhe treshe, do të konkretizojnë edhe më shumë hapat që do të hidhen”.

Kryeministri Jëlldërëm bëri të ditur gjithashtu se me zëvendëspresidentin e Iranit trajtuan edhe vizitën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) që do të zhvillojë në datën 4 tetor në Iran.  



Lajme të ngjashme