Turqia pezullon fluturimet e ndërsjella drejt qyteteve Erbil dhe Sulaymaniyah të KRG-së

Turqia lëshoi mbrëmjen e së mërkurës një paralajmërim në lidhje me udhëtimet për në administratën rajonale kurde të Irakut (KRG), e cila mbajti të hënën (25 shtator) një referendum ilegal për pavarësi...

Turqia pezullon fluturimet e ndërsjella drejt qyteteve Erbil dhe Sulaymaniyah të KRG-së

Turqia lëshoi mbrëmjen e së mërkurës një paralajmërim në lidhje me udhëtimet për në administratën rajonale kurde të Irakut (KRG), e cila mbajti të hënën (25 shtator) një referendum ilegal për pavarësi.

Ministria turke e Punëve të Jashtme paralajmëroi rreth udhëtimeve drejt kryeqytetit Erbil dhe qyteteve Dohuk e Sulaymaniyah të KRG-së.

Nga ana tjetër, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Turqisë në Erbil njoftoi se fluturimet nga Turqia për në Erbil e Sulaymaniyah dhe anasjellas do të pezullohen duke filluar që nga dita e premte (29 shtator).

“Fluturimet e ndërsjella, të cilat po realizohen nga (kompanitë ajrore turke) 'Turkish Airlines', 'Atlas Global' dhe 'Pegasus' prej vendit tonë në drejtim të qyteteve Erbil dhe Sulaymaniyah, do të jetë e pamundur të realizohen që nga data në fjalë”, sqaroi Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Erbil përmes një komunikate me shkrim.

Ndërkohë, shefi i Ankarasë zyrtare, Binali Yildirim, realizoi një bisedë telefonike me homologun e tij irakian, Haider al-Abadi.

Dy kryeqeveritarët shkëmbyen mendime lidhur me referendumin e jashtëligjshëm, mbajtur të hënën e kësaj jave nga KRG-ja.

Irak - Parlamenti qendror kërkon mbylljen e misioneve të huaja në KRG | TRT Shqip

Parlamenti qendror irakian miratoi të mërkurën një rezolutë për mbylljen e të gjitha misioneve të huaja në administratën rajonale kurde të Irakut (KRG)...



Lajme të ngjashme