Turqi – Vazhdon stërvitja e përbashkët me ushtarakët irakianë

Stërvitja ushtarake që ka filluar më 18 shtator nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) afër Pikës së Kalimit Kufitar Tokësor “Habur” në qytezën Silopi të Shërnakut (Şırnak) vazhdon me pjesëmarrjen edhe të ushtarakëve irakianë.

815414
Turqi – Vazhdon stërvitja e përbashkët me ushtarakët irakianë

Stërvitja zhvillohet në terrenin përballë parkingut të maunave, 3 km larg nga Pika e Kalimit Kufitar “Habur” në kufi me Irakun. Sot stërvitja ka hyrë në ditën e dhjetë të saj, kurse dje stërvitja kishte kaluar në fazën e tretë, me pjesëmarrjen edhe të njësive nga Forcat e Armatosura të Irakut.

Ushtarakët turq dhe irakianë në vendin e stërvitjes shkuan me autoblinda dhe morën pjesë në një ushtrim sulmues me objektiv të përcaktuar.



Lajme të ngjashme