Ushtria turke shkatërroi kampet e PKK-së në veri të Irakut

Në operacionet ajrore të ndërmarra në rajonet Zap dhe Avashin-Basjan në veri të Irakut, Forcat e Armatosura të Turqisë shkatërruan pozicionet e zjarrit, strehimoret, depot e armëve dhe municionit të terroristëve të PKK-së.

Ushtria turke shkatërroi kampet e PKK-së në veri të Irakut

Në operacionet ajrore të ndërmarra në rajonet Zap dhe Avashin-Basjan në veri të Irakut, Forcat e Armatosura të Turqisë shkatërruan pozicionet e zjarrit, strehimoret, depot e armëve dhe municionit të terroristëve të organizatës separatiste terroriste PKK të cilët ishin në përgatitje për sulm.

Sipas njoftimit të bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke Forcat e Armatosura të Turqisë vazhdojnë të marrin në objektiv kampet e organizatës separatiste terroriste PKK-së në veri të Irakut.

Avionët luftarak të Komandës së Forcave Ajrore Turke ndërmorën operacione ndaj kampeve të PKK-së në zonat Zap dhe Avashin-Basjan në veri të Irakut.

Avionët shkatërruan pozicionet e zjarrit, strehimoret dhe depot e armëve dhe municionit të përdorura nga ana e terroristëve.

Bëhet e ditur se avionët pas operacioneve u kthyen të sigurt në bazë.



Lajme të ngjashme