Tufenkçi: Mund të mbyllet pika e kalimit kufitar të Haburit me Irakun

Ministri turk i Doganave dhe Tregtisë, Bulent Tufenkci, bëri me dije të martën se mund të mbyllet pika e kalimit kufitar të Haburit me Irakun...

Tufenkçi: Mund të mbyllet pika e kalimit kufitar të Haburit me Irakun

Ministri turk i Doganave dhe Tregtisë, Bulent Tufenkci, bëri me dije të martën se mund të mbyllet pika e kalimit kufitar të Haburit me Irakun.

“Pika e kalimit kufitar të Haburit, e cila u ngrit në rend të ditës pas referendumit të jashtëligjshëm për pavarësi të së hënës në administratën rajonale kurde të Irakut (KRG), është e hapur për momentin. Në rend të ditës është mbyllja e saj gjatë ditëve në vijim”, sqaroi ai.

Në një prononcim për gazetarët pas një aktiviteti në provincën Bingol, ministri Tufenkci njoftoi gjithashtu se stërvitja ushtarake, faza e tretë e së cilës po zhvillohet në qytezën Silopi të provincës Sirnak bashkë me forcat irakiane, po vazhdon siç ishte planifikuar më parë.

“Qeveria (qendrore) e Irakut kërkon veçanërisht që pika kufitare t’u transferohet palës së tyre. Hapat do të hidhen sipas zhvillimeve”, theksoi ministri turk.



Lajme të ngjashme