Stërvitja ushtarake turke në zonën kufitare në fazën e tretë, i bashkohen edhe trupat irakiane

Ushtria turke bëri me dije se kjo fazë e stërvitjes do të realizohet së bashku me pjesëmarrjen e disa njësive të Forcave të Armatosura të Irakut, të cilat u transferuan në këtë zonë gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës...

814154
Stërvitja ushtarake turke në zonën kufitare në fazën e tretë, i bashkohen edhe trupat irakiane

Stërvitja ushtarake, që Forcat e Armatosura të Turqisë filluan më datë 18 shtator në zonën juglindore Habur të qytezës Silopi, ka hyrë tashmë në fazën e tretë.

Ushtria turke bëri me dije se kjo fazë e stërvitjes do të realizohet së bashku me pjesëmarrjen e disa njësive të Forcave të Armatosura të Irakut, të cilat u transferuan në këtë zonë gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës.

Në këtë suazë, njësi dhe trupa të Forcave të Armatosura të Irakut mbërritën në Turqi të hënën në mbrëmje pa ndonjë problem për të marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët.

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi të hënën gjatë një fjalimi në Stamboll se stërvitja ushtarake në zonën e Haburit do të zhvillohej bashkë me forcat irakiane.



Lajme të ngjashme