Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës viziton Turqinë

Gjenerallajtnant Rrahman Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Ankara.

hulusi akar_rrahman rama3.jpg
hulusi akar_rrahman rama.jpg

Komandanti i Forcave të Sigurisë të Republikës së Kosovës, Rrahman Rama ndodhet për një vizitë në Ankara.

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate, Hulusi Akar, priti në takim komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallajtnant Rrahman Rama.

Rama, i cili u prit me ceremoni ushtarake në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë nga ana e gjeneralarmate Akar, pas këndimit të himneve të dy vendeve përshëndeti togën e nderit.

Pas ceremonisë kaluan në takim prapa dyerve të mbyllura.



Lajme të ngjashme