Turqia nuk do të njohë rezultatet e referendumit kurd në Irak

Ministria e Jashtme e Turqisë publikoi një komunikatë ku thuhet se Turqia do të ndërmerr çdo lloj mase në rastë të kërcënimit të sigurisë së saj kombëtare.

Turqia nuk do të njohë rezultatet e referendumit kurd në Irak

Turqia njoftoi se nuk do të njohë referendumin e jashtëligjshëm për pavarësi të administratës rajonale kurde të Irakut.

Në një komunikatë me shkrim të publikuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë thuhet se rezultatet e referendumit në fjalë janë të pavlefshme nga aspekti ligjor, ndërsa shtohet se “Turqia nuk do të pranojë këtë iniciativë, e cila është e mangët nga baza ligjore dhe legjitimiteti si dhe nga aspekti i të drejtës ndërkombëtare, ashtu edhe nga aspekti i kushtetutës së Irakut”.

 

“Edhe njëherë theksojmë që Turqia do të marr çdo lloj mase që buron nga e drejta ndërkombëtare dhe nga autorizimi i dalë nga rezoluta e Kuvendit të Madh Popullor i Turqisë në rast se disa elemente radikale dhe terroristë, të cilët do të tentojnë të keqpërdorin atmosferën e krijuar gjatë periudhës pas referendumit dhe tentojnë të ndërmarrin akte të terrorit ndaj sigurisë tonë kombëtare, si dhe përballë çdo lloj kërcënimi që do të mund të vijnë nga territoret e Irakut”, theksohet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Jashtme.

Në komunikatë në mes tjerash thuhet: “Është një domosdoshmëri që liderët e administratës rajonale kurde të Irakut gjatë periudhës së ardhshme të kthehen në një vijën e ndërgjegjes dhe në vend se të shkojnë pas interesave afatshkurta politike dhe aspiratave utopike të përvetësojnë një politikë afatgjate duke e marr parasysh mirëqenien e të gjithë popullit irakian”.

Në anën tjetër Turqia paralajmëroi edhe në lidhje me udhëtimet drejt rajonit nën kontrollin e administratës rajonale kurde të Irakut.

Ministria e Jashtme bëri të ditur se është parë e arsyeshme që paralajmërimeve të bëra më herët për rajonet jashtë kontrollit të administratës kurde ti bashkëngjiten edhe rajonet e Duhok-ut, Erbil-it dhe Sulejmanije-s të kontrolluara nga administrata kurde.    



Lajme të ngjashme