Erdogan: Nëse nevojitet, në Irak do të bëjmë të njëjtat hapa sikurse në Siri

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se referendumi i jashtëligjshëm, që organizon administrata rajonale kurde e Irakut, është oportunizëm...

Erdogan: Nëse nevojitet, në Irak do të bëjmë të njëjtat hapa sikurse në Siri

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se referendumi i jashtëligjshëm që organizon administrata rajonale kurde e Irakut, është oportunizëm.

Në fjalën e tij të mbajtur në mbledhjen ndërkombëtare të ombudsmanëve, Presidenti Erdoan tha: “Nëse merret parasysh situata në të cilën ndodhet Iraku, mund të themi se iniciativa e administratës rajonale kurde të Irakut për të organizuar referendum është oportunizëm dhe ky referendum është i papranueshëm. Ne ishim pranë tyre në kohët më të vështira. Ky rajon nuk është vendbanim vetëm i një fisi. Pa marr parasysh rezultatin, ky referendum është i pavlefshëm dhe i jashtëligjshëm”.

 

Duke tërhequr vëmendjen në stërvitjet ushtarake të Forcave të Armatosura të Turqisë që vazhdojnë në Silopi , Presidenti Erdoan tha: “Këto hapa të domosdoshme nuk u hodhën kot. Aktualisht edhe Irani është në situatë të njëjtë. Në kalimet kufitare lejohet vetëm kalimi për në Irak. Gjatë kësaj jave do ti publikojmë edhe hapat tjera që do ti hedhim. Do të mbyllen hyrje-daljet. Pas kësaj do të shohim se me cila kanale do ta shes naftën administrata rajonale kurde e Irakut. Rubineti ndodhet në duart tona, me të mbyllur do të marr fund kjo punë”.

Kreu i shtetit turk shtoi se përpjekje e Mesut Barzanit, liderit të administratës rajonale kurde të Irakut, për të marr nën kontroll rajonin, nuk është gjë tjetër veç se një lajmëtar i luftërave të reja, dhimbjeve, dhunës dhe masakrave të reja që do të zgjasin me vite të tëra.

Erdoan në mes tjerash shtoi se “Nuk do të lejojmë formimin e një shteti të terrorit në Siri. PYD-ja, fraksion i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, dëshiron të formoj një shtet në veri të këtij vendi. Të gjitha këto janë vetëm ëndërr për ata. Edhe më herët kam thënë, një natë do të mund të vijmë papritmas. Këtë e bëmë vitin e kaluar me operacionin Mburoja e Eufratit. Të gjitha zgjidhjet ndodhen para nesh mbi tavolinë. Ne nuk do të hezitojmë ti hedhim këto hapa edhe në Irak nëse shfaqet nevoja”.



Lajme të ngjashme