BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Turqinë

Nënsekretari i Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Turqi, François Begeot njoftoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Turqinë.

BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Turqinë

U mbajt takimi përmbyllës i “Projektit për Rritjen e Cilësisë në Arsim Përmes Promovimit të Zhvillimit Profesional të Personelit të Shkollës dhe të Arsimit për të Rriturit”, një projekt i realizuar falë bashkëpunimit Turqi-BE në kuadër të programit IPA, që është Instrumenti i Ndihmës Financiare Para-Anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe që si partnerë kishte Ministrinë e Punës dhe Sigurisë Sociale, Agjencinë Kombëtare dhe Autoritetin e Programit për Zhvillimin të Burimeve Njerëzore.

Duke folur këtu, François Begeot tha se zhvillimi i burimeve njerëzore është edhe një nga prioritetet e Turqisë dhe se rritja ekonomike mund të realizohet vetëm duke investuar në arsim.

"Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë Turqinë, sepse së bashku ne duam të ndërtojmë një botë më të mirë, ku njerëzit do të jenë të kënaqur nga jeta, të marrin një arsim më të mirë dhe të bëjnë një jetë më të begatë", u shpreh Begeot.



Lajme të ngjashme