Policia turke arreston 36 persona në Stamboll për lidhje me DAESH-in

Policia në Stamboll arrestoi 36 persona për lidhje me organizatën terroriste DAESH.

Policia turke arreston 36 persona në Stamboll për lidhje me DAESH-in

“Të gjithë personat e arrestuar ishin me kombësi të huaj, pesë nga të cilët mendohet se mund të kenë informacione me interes për forcat antiterroriste të vendit”, sipas raportimit të Agjencisë Turke të Lajmeve Anadolli (AA).

Organizata terroriste DAESH ka kryer sulme të shumta në Turqi në vitet 2015 dhe 2016.

Autoritetet kanë zhvilluar aksione të rregullta kundër mbështetësve të kësaj organizate duke arrestuar me qindra persona.



Lajme të ngjashme