Fillon punimet seanca e jashtëzakonshme e kuvendit turk

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM) është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rezolutën lidhur me dërgimin e trupave ushtarake jashtë shtetit.

Fillon punimet seanca e jashtëzakonshme e kuvendit turk

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM) është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rezolutën lidhur me dërgimin e trupave ushtarake jashtë shtetit, për organizimin e operacioneve ushtarake jashtë kufirit, e thënë ndryshe, për operacione ndërkufitare.

Këshilli i Përgjithshëm u mblodh nën kryesinë e Kryeparlamentarit Ismail Kahraman me kërkesën e bashkëkryetarëve të grupit partiak të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Mustafa Elitaş, Naci Bostancı, İlknur İnceöz, Bülent Turan dhe Mehmet Muş si dhe 208 deputetëve të kësaj partie.  

Në Këshillin e Përgjithshëm marrin pjesë edhe Kryeministri Binali Jëlldërëm, Kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu) dhe Kryetari i Partisë Nacionaliste Popullore Devlet Bahçeli.

 



Lajme të ngjashme