Erdoan paralajmëron edhe njëherë Barzanin për referendumin e pavarësisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), që përfundoi takimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri deklarata për gazetarët që e shoqëronin në këtë vizitë.

Erdoan paralajmëron edhe njëherë Barzanin për referendumin e pavarësisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), që përfundoi takimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri deklarata për gazetarët që e shoqëronin në këtë vizitë.

Ai reagoi ndaj referendumit për pavarësi të Administratës Rajonale Kurde të Irakut, paralajmëroi edhe një herë udhëheqjen e Barzanit dhe tha që të heqin dorë nga ky gabim.

“Ato toka nuk i përkasin vetëm kurdëve. Është shumë e gabuar që dikush atje të sillet sikur i përket vetëm atyre. Nëse i futemi dimensionit historik atëherë puna ndryshon. Shohim se dikush, sa vjen e më shumë, e ka humbur fare itinerarin. Edhe udhëheqja rajonale e Irakut duhet të mendojë se çfarë do të bëjë. Zaten kushtetuta e Irakut ka dhënë vendimin: “Hapi që hidhni është i gabuar, nuk është i vlefshëm”. Por ata insistojnë. Me aq sa pamë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të njëjtin mendim me ne” u shpreh Erdoan.

Ai bëri të ditur se me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara zhvilloi rreth 20 takime dypalëshe dhe në këto takime në plan të parë dolën Iraku dhe Siria.

 

Duke iu referuar edhe takimit që pati me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kreu i shtetit turk tha: “Në qendër të takimit me Trump ishin përsëri Iraku dhe Siria. Përsëri ishte çështja e organizatës terroriste gyleniste struktura paralele në shtet (FETO/PDY). Në lidhje me kreun e FETO-s ne i dorëzuam autoriteteve amerikane 85 kuti me dokumente dhe informacione. Ai nuk është në një proces gjyqësor apo të ngjashëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por pavarësisht kësaj ata nuk na e dorëzojnë (kreun e FETO-s). Por nëse do të donin mund ta bënin këtë lehtësisht me kursimet personale dhe ta dërgonin në Turqi. Por për çfarë arsye nuk i qasen kësaj? Kjo të bën të mendosh. Kur të vijë koha do ta vejmë në shesh më haptazi atë që mendojmë” tha Presidenti Erdoan.

Erdoanit iu shtrua pyetja nëse në takimin me Trump erdhi apo jo në rend të ditës çështja e raketave S-400.

Erdoan tha: “Trump nuk e pa të nevojshme të hapë temën e S-400. Kjo tregon rëndësinë e qëndrimit tonë të vendosur. Sigurisht që është edhe fakti që nëse amerikanët nuk janë në pikën që të na ofrojnë diçka të ngjashme atëherë nuk mund të na thonë gjë”.

Kurse në lidhje me Arakanin Erdoan tha se bota qëndron ende e heshtur.  



Lajme të ngjashme