Dita e 6-të e stërvitjes ushtarake në kufirin me Irakun

Stërvitja ushtarake në zonën e Silopit, në rrethin e Shërnakut (Şırnak) që zhvillohet nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) në pikën e kalimit kufitar tokësor Habur me Irakun ka hyrë në ditën e 6-të.

Stërvitja bëhet në hapësirën që ndodhet përballë parkingut të maunave, që ndodhet rreth 3 km larg pikës së kalimit kufitar Habur, në kufirin me Irakun.

Në këtë hapësirë tanket bëjnë vazhdimisht manovra ndërsa makineritë e punës kanë hapur pozicione ku janë vendosur automjetet e blinduara kurse ushtarët janë në gatishmëri.

Në zonën e rrethuar me tela me gjemba ku është krijuar qendra e përkohshme e komandës, për sigurinë e ambientit ushtarët patrullojnë shpesh.

Për raste emergjente aty gjendet edhe qendra e ndërhyrjes së shpejtë.

Sipas informacioneve të dhëna nga Shtabi i Përgjithshëm, njëkohësisht me stërvitjen, në kuadër të luftës kundër terrorit zhvillohen edhe operacionet në rajonin kufitar.

Lajme të ngjashme