Turqi - Këshilli i Sigurisë Kombëtare: Referendumi i administratës rajonale kurde nuk është legjitim

Në komunikatën e lëshuar pas mbledhjes thuhet se "Në qoftë se administrata rajonale kurde e Irakut nuk heq dorë nga referendumi Turqia mbanë të drejtat e saj të rezervuara që burojnë nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe ato dypalështe".

Turqi - Këshilli i Sigurisë Kombëtare: Referendumi i administratës rajonale kurde nuk është legjitim

Këshilli i Sigurisë Kombëtare (KSK), njoftoi se organizimi i referendumit për pavarësi nga ana e administratës rajonale kurde e Irakut nuk është legjitim.

Pas mbledhjes kritike të Këshillit të kryesuar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e që zgjati 3 orë, u publikua një komunikatë.

Në këtë komunikatë thuhet se referendumi për pavarësi i planifikuar të mbahet më 25 shtator nga ana e administratës rajonale kurde të Irakut nuk është legjitim dhe nuk do të pranohet.

Në komunikatë bëhet e ditur se referendumi në fjalë kërcënon sigurinë kombëtare të Turqisë, ndërsa tërheq vëmendjen shprehja ku thuhet se “Turqia mbanë të drejtat e saj të rezervuara që burojnë nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe ato dypalëshe në qoftë se administrata rajonale kurde e Irakut, krahas të gjitha paralajmërimeve, e organizon referendumin në fjalë”.

Në mes tjerash thuhet se Turqia është e gatshme të kontribuoj në zgjidhjen e problemeve mes qeverisë qendrore të Irakut dhe administratës rajonale kurde.    



Lajme të ngjashme