Yildirim: Do të reagojmë menjëherë ndaj çdo rreziku

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Turqia do të japë menjëherë kundërpërgjigjen e duhur ndaj çdo lloj nisme që do të kërcënonte sigurinë e saj brenda dhe jashtë vendit.

Yildirim: Do të reagojmë menjëherë ndaj çdo rreziku

Kryeministri Jëlldërëm zhvilloi të hënën një takim me parinë dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile në Shanllëurfa (Şanlıurfa).

Duke folur këtu, Jëlldërëm reagoi edhe një herë ndaj referendumit të pavarësisë që është planifikuar të mbahet më 25 shtator në administratën rajonale kurde të Irakut (KRG). 

"Ata që po shkojnë pas ëndrrave qoftë në Siri, qoftë në Irak; ata që po përpiqen të bëhen këtu shtet artificial duhet të dinë mirë një gjë; çdo nismë që do të ndërmerret brenda dhe jashtë (vendit) dhe që do të kërcënojë sigurinë tonë kombëtare, do të përballet menjëherë me reagimin tonë. Këtë gjë duhet që ta fiksojnë mirë të gjithë në kokë. Askush të mos tentojë të bëjë diçka me anë të situatave të llojit ‘fakt i kryer’ në kufijtë tanë jugorë, apo në Irak e Siri. Turqia është e vendosur ta bëjë këtë, ajo i ka bërë paralajmërimet e nevojshme. Ne nuk do të hezitojmë aspak për të marrë masat e nevojshme nëse paralajmërimet tona nuk dëgjohen”, theksoi kryeministri i Jëlldërëm.

 


Lajme të ngjashme