Erdoan bisedoi me Kofi Annan për myslimanët e Arakanit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një bisedë telefonike me ish-sekretarin e përgjithshëm të OKB-së dhe njëkohësisht Kryetarin e Komisionit Konsultativ për Rohingyan, Kofi Annan.

808446

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës, në bisedën telefonike në lidhje me gjetjen e një zgjidhjeje për dramën njerëzore me të cilën përballen myslimanët e Arakanit në Mianmar, Annan shkëmbye mendime në lidhje me raportin e përgatitur në lidhje me këtë çështje.

Në bisedë u theksua nevoja urgjente për ti dhënë fund dhunës në Mianmar, dërgimin e ndihmave njerëzore në rajon dhe nismat e menjëhershme të komunitetit ndërkombëtar për këtë çështje.

Erdoan kërkoi nga Kofi Annan që ti sugjerojë udhëheqjes së Mianmarit që ti japë fund krizës njerëzore në rajon dhe u shpreh se çështjen do ta ngrejë në rend të ditës edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kreu i qeverisë turke tërhoqi vëmendjen se Turqia është e gatshme të punojë bashkë me qeveritë e Mianmarit dhe Bangladeshit për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje.

Lajme të ngjashme