Kombet e Bashkuara dhe çrregullimi global

Zëdhënësi i Presidencës, shkruan se “Bota ka nevojë për drejtësi, paqe, barazi, dhembshuri dhe mençuri dhe sistemi aktual i Kombeve të Bashkuara nuk mund të sigurojë vlerat e përjetshme të përbashkëta të njerëzimit.

808325
Kombet e Bashkuara dhe çrregullimi global

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) në një artikull të publikuar për Daily Sabah shkruan se “Bota ka nevojë për drejtësi, paqe, barazi, dhembshuri dhe mençuri dhe sistemi aktual i Kombeve të Bashkuara nuk mund të sigurojë vlerat e përjetshme të përbashkëta të njerëzimit.

Këtë javë, në një kohë të thellimit të kaosit dhe trazirave globale udhëheqësit botërorë do të udhëtojnë drejt Nju Jorkut për të marrë pjesë në Asamblenë e 72-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Edhe pse Kombet e Bashkuara dhe institucionet e saj të ndryshme kërkojnë të bëjnë çfarë është më e mira për botën, për sa kohë që do të kenë këtë strukturë, ato nuk do të jenë në gjendje të prodhojnë zgjidhje për çështjet që janë urgjente.

Sistemi i Kombeve të Bashkuara, nga themelimi i tij zyrtar në vitin 1945, është sfiduar nga mungesa e lidershipit të fortë, burimeve të mjaftueshme dhe një agjende të vërtetë globale.

Edhe këtë vit, nuk do të jetë ndryshe. Organizata me 193 anëtarë, më e madhe që ka parë toka dhe historia, do të shohë fjalime dhe takime që do të kërkojnë të përdorin këtë forum global për të shtypur kryesisht një agjendë të kufizuar politike dhe ekonomike.

Por kjo nuk do të thotë që një gamë e njerëzve të mirë, që shtrihet nga krerët e shteteve e deri tek delegacionet dhe personeli i OKB-së, nuk do të përpiqen (kërkojnë) të bëjnë një ndryshim në ‘fshatin’ tonë global. Çështja nuk ka të bëjë aq shumë me individët dhe ndërgjegjen e tyre, por ka të bëjë me strukturën aktuale e Këshillit të Sigurimit që favorizon pesë anëtarët e përhershëm të ulur përballë pjesës tjetër të botës. Nuk ka përgjigje racionale dhe demokratike për pyetjen se pse këta pesë anëtarë të përhershëm ulen në këtë këshill 72 vjet pas themelimit të Kombeve të Bashkuara dhe se si ata mund të legjitimojnë ruajtjen e statukos në shekullin 21-të?. Kjo e detyron OKB-në të dështojë në të gjitha çështjet e emergjente që presin zgjidhje në botë.

Tema për Asamblenë e Përgjithshme të këtij viti është “Fokusimi tek Njeriu: Luftë për Paqe dhe një Jetë të Denjë për të Gjithë në një Botë të Vazhdueshme”. Ky është një qëllim fisnik dhe secili duhet të kontribuojë në realizimin e tij. Por realitetet në terren flasin për dështimin e bashkësisë ndërkombëtare si një e tërë për të mbrojtur të varfrit dhe të shtypurit dhe për të siguruar një "jetë të denjë për të gjithë". Realiteti është kapitalizmi i afërt. Realiteti janë luftërat, luftërat me prokurë dhe më shumë luftëra në mënyrë që shtetet-kombe të mund të tregojnë fuqitë e tyre dhe kompanitë e armëve të mund të bëjnë më shumë para. Realiteti është që të pasurit të pasurohen më shumë dhe të varfrit të bëhen më të varfër çdo ditë e më shumë. Realiteti është që qindra miliona njerëz në mbarë botën jetojnë në varfëri të egër para syve dhe në mospërfilljen e plotë të kombeve më të pasura të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara.

Një raport i fundit i publikuar nga OKB-ja konfirmon këtë realitet të dëshpëruar. Raportori Special i të Drejtës për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, Saad Alfarargi, duke ndarë rezultatet në raportin e tij, tha: “...njerëzit në vendet në zhvillim po paguajnë një çmim të rëndë për veprimet globale që janë përtej kontrollit të tyre". Ai shtoi: "Jemi dëshmitarë të disa prej sfidave më të mëdha që bota ka parë ndonjëherë. Por mungon përgjegjësia dhe vendosmëria globale që nevojitet për ndryshimin që ka nevojë bota”.

A mund të ofrojnë Kombet e Bashkuara "angazhimin global për të ofruar ndryshime?" Përgjigjja është e thjeshtë, jo. Arsyeja është se ne jetojmë në një epokë të shtet-kombeve dhe korporatave shumë-kombëshe të shpërndara në shumë vende që kërkojnë të përdorin globalizimin për t'i shërbyer interesave të tyre dhe asgjëje tjetër. Struktura aktuale e Kombeve të Bashkuara nuk mund të sigurojë drejtësi dhe barazi madje as për shtetet anëtare. Hegjemonia e Këshillit të Sigurimit të OKB-së gërryen çdo shpresë për një zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha luftërat dhe spastrimet etnike që dëshmohen nga Siria dhe Palestina e deri në Mianmar.

Mekanizmat vendimmarrëse janë të paralizuara. Ashtu si më parë në Siri edhe tani në Mianmar, Kombet e Bashkuara nuk kanë asnjë fuqi për të parandaluar konfliktet, spastrimet etnike, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Më së fundi, u deshën javë që komuniteti ndërkombëtar të regjistrojë dhunën e kryer kundër popullit mysliman Rohingya në Mianmar dhe Kombet e Bashkuara morën një vendim të vonuar vetëm kur 400 mijë myslimanë Rohingya u detyruar të braktisin shtëpitë e tyre nën armët e ushtrisë së Mianmarit dhe nacionalistëve budistë” shkruan Ibrahim Kallën.



Lajme të ngjashme