Erdoan do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të shkojë nesër në Shtetet e bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Tema e mbledhjes së 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është përcaktuar si “Fokusimi tek Njeriu: Luftë për Paqe dhe një Jetë Njerëzore për të Gjithë në një Botë të Vazhdueshme”.

Presidenti Erdoan do të mbajë një fjalim në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që do të fillojë ditën e martë më 19 shtator.

Erdoan në të njëjtën ditë do të marrë pjesë në drekën që do të shtrohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe recepsionin që do të jepet nga ana e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në kuadër të takimeve në Nju Jork, kreu i qeverisë turke do të marrë pjesë në mbledhjen e Grupit të Kontaktit Rohinga të Organizatës së Bashkëpunimit Islam dhe në ceremoninë e hedhjes së themelit të “Shtëpisë Turke”.

Ai do të zhvillojë takime dypalëshe me disa krerë shtetesh dhe qeverish, përfshi edhe Presidentin Donald Trump.

Lajme të ngjashme