Turqi – Neutralizohen 5 terroristë të PKK

Në operacionin me mbështetje ajrore që është kryer në zonën e Malit Tendyrek (Tendürek) të provincës Arë (Ağrı) janë neutralizuar 5 terroristë.

Turqi – Neutralizohen 5 terroristë të PKK

Sipas komunikatës që ka lëshuar Prefektura nga Komanda e Xhandarmërisë në Arë ishte përcaktuar vendndodhja e 5 pjesëtarëve të organizatës separatiste terroriste PKK ndërsa ishin duke siguruar ushqime dhe municion në terrenin malor të zonës së njohur me emrin Keçitepe, në jug të Malit Arë.

Kundër terroristëve u ndërmor menjëherë një operacion me mbështetje ajrore dhe gjatë operacionit në fjalë u neutralizuan të 5 terroristët.

Njoftohet se operacioni kundër terroristëve në këtë vazhdon.

 


Lajme të ngjashme