Çavusoglu: Qëndrimi i Gjermanisë për armatimin e Turqisë fuqizon industrinë tonë kombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të martën vonë se retorizmi i Gjermanisë në lidhje me shitjen e armëve për vendin e tij mundëson fuqizimin e industrisë kombëtare turke të mbrojtjes...

Çavusoglu: Qëndrimi i Gjermanisë për armatimin e Turqisë fuqizon industrinë tonë kombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të martën vonë se retorizmi i Gjermanisë në lidhje me shitjen e armëve për vendin e tij mundëson fuqizimin e industrisë kombëtare turke të mbrojtjes.

“Turqia s’është kurrë pa rrugëzgjidhje”, tha ai.

Shefi i diplomacisë turke dhe homologu i tij pakistanez, Khawaja Muhammad Asif, që po qëndron në Ankara për një vizitë zyrtare, iu përgjigjën interesit të gazetarëve në një konferencë të përbashkët pas bisedimeve në rezidencën e ministrit.

I pyetur rreth prononcimeve të ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, që ka thënë në fundjavë se duhet të ndërpritet shitja e armëve për Turqinë, Mevlut Çavusoglu u shpreh i bindur se populli gjerman ka të pritura të tjera nga politikanët.

“Po të mos ishte Turqia, me sa duket, politikanët gjermanë do të kishin vështirësi në gjetjen e materialeve për fushatën e tyre (elektorale). Sikur zgjedhjet të kishin të bënin me Turqinë apo të mbaheshin në Turqi! Ndërkohë që Gjermania dhe Evropa kanë edhe shumë çështje të tjera. Jam i bindur se populli gjerman ka të pritura të tjera nga politikanët”, vlerësoi ministri i Jashtëm turk.

Kësisoj qasjesh – vijoi Çavusoglu – në të vërtetë, bëhen shkas për fuqizimin e industrisë sonë kombëtare të mbrojtjes dhe ne jemi duke rritur në çdo fushë prodhimin vendor e kombëtar në këtë aspekt.

“Jemi duke prodhuar avionin dhe helikopterin tonë luftarak. Turqia s’është kurrë pa rrugëzgjidhje. Por detyra kryesore e një ministri të jashtëm është të shfrytëzojë të gjitha rastet dhe mundësitë për zhvillimin e marrëdhënieve të shteteve të tjera me vendin e tij”, shtoi ai.

Mes të tjerash, Çavusoglu nënvizoi se Gjermania është një vend aleat i Turqisë.

“Kur ne kritikojmë qëndrimin e Gjermanisë në lidhje me organizatën terroriste gyleniste (FETO) dhe organizatën separatiste terroriste PKK, theksojmë gjithnjë se duam të bashkëpunojmë dhe të zhvillojmë marrëdhëniet tona me Gjermaninë në të gjitha këto çështje”, përfundoi shefi i diplomacisë turke.



Lajme të ngjashme