Çelik: Turqia me përpjekjen e saj antiterroriste mbron edhe sigurinë e Evropës

Ministri dhe kryenegociatori i Turqisë me Bashkimin Evropian (BE) Ömer Çelik tha se ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, gjerman Sigmar Gabriel kundërshtimin e shitjes së armëve Turqisë e bën për të dobësuar përpjekjen e Turqisë me terrorizmin.

805786
Çelik: Turqia me përpjekjen e saj antiterroriste mbron edhe sigurinë e Evropës

Duke folur në kryeqytetin e Anglisë, Londër, ku gjendet për të zhvilluar kontakte, ministri Çelik tha se ajo që duan më shumë grupet ekstremiste është prishja dhe këputja e marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë, që është një shtet ligjor mysliman, laik e demokratik.

"Prandaj, çdo fjali e llojit ‘të ngrijmë negociatat ndërmjet Turqisë dhe BE-së apo ti pezullojmë ato’ nënkupton një mbështetje që u jepet këtyre grupeve ekstremiste, që do të thotë transferimin e energjive tek ata",- u shpreh Çelik.

Duke reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm gjerman kundër shitjes së armëve Turqisë Çelik tha: "Përse po i përdor Turqia këto armë? Ajo i përdor këto armë për të luftuar terrorizmin, i përdor në përpjekjen e saj me PKK-në dhe DAESH-in. Dhe domethënia indirekte që bartin këto lloj fjalish është pengimi dhe dobësimi i luftës së Turqisë kundër terrorizmit".

"Tani, organizata të tilla si DAESH dhe PKK po lëvizin lirshëm edhe në kryeqytetet evropiane. Të mos harrohet një diçka, që me luftën efektive që ne bëjmë, Turqia mbron kufijtë e saj si një shtet, por njëherësh ajo mbron edhe sigurinë e Evropës dhe kufijtë e saj. Si rrjedhim të shkaktosh një dobësi në përpjekjen antiterroriste të Turqisë do të thotë ti sjellësh dobësi edhe sigurisë së Gjermanisë, edhe asaj të Evropës”, tha ministri Çelik në lidhje me deklaratat e Gabriel-it.



Lajme të ngjashme