Turqia kap me qindra klandestinë në tokë dhe det

Forcat turke të sigurisë kanë kryer operacione ndaj trafikut të qenieve njerëzore me rrugë tokësore dhe detare, duke iu përmbajtur kështu edhe marrëveshjes që ka barë me BE-në për refugjatët.

Turqia kap me qindra klandestinë në tokë dhe det

121 emigrantë klandestinë nga Pakistani, Afganistani, Somalia, Mianmari dhe Bangladeshi janë kapur në një autobus, që u ndalua nga forcat e rendit në Bolu të Turqisë. 

Ekipet e komandës rajonale të xhandarmërisë së Gerede kaluan menjëherë në veprim pas marrjes së një informate, sipas të cilës një autobus që lëvizte në drejtim të Stambollit në autostradën Karabük-Gerede ishte i mbushur me emigrantë të jashtëligjshëm.

Autobusin e pasagjerëve ekipet e ndaluan pranë qytetit Gerede dhe gjatë kontrollit fizik që i bënë autobusit gjetën brenda gjithsej 121 klandestinë, nga të cilët 26 fëmijë dhe 5 gra dhe me shtetësi të ndryshme, konkretisht 91 afganë, 24 pakistanezë, 2 bangladeshas, 2 birmanë, 1 sirian dhe 1 somalez, të cilët në Turqi kishin hyrë me rrugë të jashtëligjshme përmes provincës Ağrı.

Ndërkohë vazhdojnë veprimet procedurale për riatdhesimin e klandestinëve të kapur. 

Kurse në Detin Egje janë kapur 46 shtetas sirianë që po përpiqeshin të kalonin me rrugë ilegale në Greqi.

Një ekip i Rojës Bregdetare Turke mori informacionin se një grup klandestinësh ishin nisur me gomone nga gadishulli Garaabdullah i Çanakalasë për të shkuar në ishullin Sakız (Hios) të Greqisë. Menjëherë pas këtij informacioni Roja Bregdetare Turke organizoi një operacion për kapjen e emigrantëve dhe ndaloi gomonen e mbushur me azilkërkues sirianë, në mesin e të cilëve ka edhe gra e fëmijë. Gomonia me refugjatë u rimorkiua deri në portin e Çeşme-s në Izmir. Pas kryerjes së procedurave të rastit klandestinët iu dorëzuan Drejtorisë Rajonale të Migracionit.

Forcat e sigurisë kanë filluar nga puna për të kapur organizatorët e trafikut të qenieve njerëzore.

 


Lajme të ngjashme