Në Samitin e OBI-t në Astana pranohet raporti për myslimanët e Arakanit

Në Samitin e Shkencës dhe Teknologjisë së Organizatës së Bashkëpunimit Islam, që zhvillohet në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit, u pranua raporti përfundimtar në lidhje me myslimanët e Arakanit.

804302

Presidenti i Kazakistanit, Nursulltan Nazarbajev bëri të ditur se u pranua raporti përfundimtar i përgatitur në lidhje me myslimanët e Arakanit me nismat dhe punën e ngjeshur të delegacionit turk.  

Në fjalimin e mbajtur pas kësaj, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) falënderoi Presidentin Nazarbajev për mirëpritjen e samitit dhe Presidentin e Pakistanit, Memnun Husejin njëkohësish kryetar i Komitetit të Përhershëm të Bashkëpunimit Shkencor dhe Teknologjik për kontributin e dhënë në samit.

Ai theksoi se samitet janë të rëndësishme për sa i përket shkëmbimit të mendimeve reciproke dhe shqyrtimit të objektivave për të ardhmen.

“Ne jemi të lidhur me përpjekjen që vendimet e marra këtu të jenë të përhershme dhe ti kalohen brezave të ardhshëm. Në turqisht është një shprehje: ‘fjala fluturon, shkrimi mbetet” dhe unë besoj se të gjithë vëllezërit që ishin rreth kësaj tryeze do të ndjekin zbatimin e vendimeve të marra në këtë samit” tha Presidenti Erdoan.   

Lajme të ngjashme