Kryeministri Yildirim hedh themelet e 3 stadiumeve të reja në Izmir

Në Izmir me rastin e 95-vjetorit të çlirimit të qytetit nga pushimi armik, Kryeministri Binali Yildirim hodhi themelet e 3 stadiumeve të reja, që do të ndërtohen në lagjet Alsancak, Karsiyaka dhe Goztepe...

Kryeministri Yildirim hedh themelet e 3 stadiumeve të reja në Izmir

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, mori pjesë të shtunën në ceremoninë e 95-vjetorit të çlirimit të Izmirit nga pushimi armik.

Pas ceremonisë festive në qendër të qytetit, kreu i Ankarasë zyrtare hodhi themelet e 3 stadiumeve të reja, që do të ndërtohen në lagjet Alsancak, Karsiyaka dhe Goztepe të kësaj perle të Egjeut.

“Sot është një ditë e rëndësishme për futbollin turk në përgjithësi dhe atë të Izmirit në veçanti”, deklaroi Binali Yildirim në fjalën e rastit.

Ai theksoi se ndërtimi i të 3 stadiumeve do të përfundojë brenda 2 vitesh.

Mes të tjerash, Yildirim tha se sot për sot kanë përfunduar 8 nga gjithsej 35 projektet, të cilat qeveria i kishte premtuar Izmirit përpara zgjedhjeve legjislative të 2011-s, ndërkohë që drejt fundit janë edhe 14 projekte të tjera.

Shefi i qeverisë turke dha sihariqin se brenda një kohe të shkurtër do të jetësojnë edhe Projektin e Transitit të Gjirit të Izmirit.



Lajme të ngjashme