Erdoan shprehet për një samit jozyrtar për gjendjen e myslimanëve të Arakanit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se është duke zbatuar një diplomaci shumë anësh  për ti dhënë fund dramës njerëzore që përjetohet në Arakan.

Erdoan shprehet për një samit jozyrtar për gjendjen e myslimanëve të Arakanit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se është duke zbatuar një diplomaci shumë anësh  për ti dhënë fund dramës njerëzore që përjetohet në Arakan.

Në deklaratën e bërë në Aeroportin Ataturk para se të fluturonte për në Kazakistan, ku do të zhvillohet Samiti i Parë i Organizatës së Bashkëpunimit Islam për Shkencën dhe Teknologjinë, Presidenti Erdoan tha: “Jemi duke zbatuar një diplomaci shumë anësh  për ti dhënë fund dramës njerëzore që përjetohet në Arakan. Në lidhje me këtë çështje bisedova me mbi 20 liderë”.

“Gjithashtu bashkëshortja ime, ministri i jashtëm, djali im dhe ministrat tanë vizituan myslimanët e strehuar në Bangladesh. Nga njëra anë jemi në kontakt me të gjithë bashkëbiseduesit e problemit nga ana tjetër dërgojmë ndihma njerëzore për njerëzit në nevojë. Shyqyr që dhe pse pak, me ndihmat e vendit tonë, filluam të marrim rezultat. Shpresoj që ky samit do të jetë një zë kundër dramës që përjetohet. Nëse udhëheqja e Bangladeshit do të na siguronte një rajon atje, do të ngrinim kampe të sigurta dhe të jetueshme me çadra dhe do të ndanim me ta eksperiencën tonë. Në samit planifikojmë të zhvillojmë një mbledhje jozyrtare me kryetarët e shteteve për myslimanët e Arakanit. Shpresojmë që të hedhim një hap të rëndësishëm për ndaljen e gjakderdhjes. Unë jam i bindur se të gjitha vendet anëtare do të bëjnë atë që duhet” tha Erdoan.

“Në takimet që do të zhvillojmë me të diturin (mjekërbardhë) e Botës Turke, Nursulltan Nazarbayev do të rishikojmë marrëdhëniet tona dypalëshe dhe do të shqyrtojmë se çfarë mund të bëjmë për të përforcuar edhe më shumë bashkëpunimin tonë. Gjithashtu do të shqyrtojmë problemet rajonale dhe globale. Me rastin e vizitës do të nënshkruajmë marrëveshje të ndryshme. Do të kemi mundësinë të shikojmë mjedisin e Panairit të Astanës dhe Pavionin Turk. Do të zhvillojmë Samitin e Parë të Organizatës së Bashkëpunimit Islam për Shkencën dhe Teknologjinë. Do të zhvillojmë takime gjithëpërfshirëse me krerë shtetesh dhe qeverish që do të marrin pjesë në samit. Këtu do të japim mesazhe të rëndësishme duke filluar nga Siria, Iraku, Palestina, Mianmari” tha presidenti Erdoan.

Ai tha gjithashtu se “Turqia dhe Kazakistani janë partnerë strategjik. Kjo vizitë është e rëndësishme për përgatitjet e mbledhjes së këshillit. Pas tentativës tradhtare të 15 korrikut, i nderuari miku im i vyer Nazarbayev, ishte i pari që vizitoi vendin tonë. Ne nuk do ta harrojmë këtë mirënjohje të popullit të Kazakistanit. Kazakistani vazhdon luftën kundër FETO/PDY. Kazakistani e di se këta shkarravina janë një kërcënim serioz edhe për këtë vend”.



Lajme të ngjashme